Likuiditeti i sektorit bankar në tremujorin e dytë të këtij viti është në nivel të kënaqshëm. Akti i përgjithshëm është rritur për 0,6 për qind, ndërsa depozitet minimalisht janë rritur në bazë tremujore.

Është vërejtur rritje më e shpejtë e depoziteve në denarë në krahasim me depozitet devizore të amvisërive që është sinjal për kthim gradual të besimit dhe ripërtëritje të procesit të denarizimit të depoziteve, i cili pothuajse ndaloi në tremujorin e dytë vitin e kaluar nën ndikim të ngjarjeve politike vendore.

Në kumtesën e sotme nga Këshilli i Bankës popullore ceket se cilësia e portofolit kreditor shënon përkeqësim të butë në këtë tremujor. Kreditë e përgjithshme jofunksionale të sistemit bankar janë rritur për 8,1 për qind. Rritja e pjesëmarrjes së kredive jofunksionale në kreditë e përgjithshme është përqendruar tek portofoli koorporues kreditor, ku pjesëmarrja është rritur deri në nivelin prej 10,6 për qind, ndërsa pjesëmarrja e kredive jofunksionale në kreditë e përgjithshme të amvisërive është në nivel të njëjtë prej 2,5 për qind. Nga BPRM theksojnë se në pesë tremujorët e fundit vërehet rritje e vazhdueshme e kredive jofunksionale.

Sistemi bankar në tremujorin e dytë ka realizuar nivel të lartë të stabilitetit me tendencë të rritjes. Bankat kanë shfrytëzuar një pjesë të mjeteve likuide për aktivitet më të përforcuar kreditor, kështu që kreditë e subjekteve jofinanciare shënojnë rritje prej 2,2 për qind si rezultat i kredive afatgjate të miratuara të amvisërive.

“Treguesit për përfitimin dhe efikasitetin e sistemit bankar shënojnë përmirësim të mëtutjeshëm dhe janë në nivel solid. Megjithatë, përfitimi i sistemit bankar në vitin vijues e ngadalëson rritjen në krahasim me periudhën e njëjtë prej vitit 2016, theksojnë nga Banka Popullore dhe shtojnë se bankat edhe më tej dërgojnë shkallë të larta të kthimit të kapitalit mesatar dhe të aktivit mesatar prej 12,7 në 1,4 për qind.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të BPRM-së është miratuar vendimi për editimin dhe lëshimin në qarkullim të monedhave për qëllime koleksionuese nga seria “shenjat e horoskopit” me emrin “bricjapi”. Monedha është me apoenë prej 100 denarëve dhe është përpunuar në sasi prej 7000 copëve.