Bota po lëvizë drejt katastrofës, sepse shpresa e njerëzve ballafaqohet me ardhmërinë në të cilën miliona vende pune janë të automatizuara, paralajmëron kryetari i Bankës Botërore Xhim Xhong Kim.

“Nëse keni ambicie të rritura, por nuk keni kurrfarë mundësi për zhvillim, kjo do të sjellë deri në jostabilitet, konflikte dhe dhunë. Ky është kursi drejt katastrofës, drejt të cilit lëvizim”, thotë Kim.

Ai në takimin vjetor të Bankës Botërore në Uashington theksoi se investimet në kapital njerëzor do të jenë më të rëndësishme për rritjen ekonomike në të ardhmen, për shkak se robotët do të zëvendësojnë milionë punonjës me kualifikime të ulëta.

“Gjëja e vetme, nga çka me siguri do të kemi nevojë në të ardhmen, janë njerëzit të cilët mund të mësojnë. Dëshirojmë të krijojmë atmosferë të urgjencës nga investimi në njerëz. Kjo është e domosdoshme, duke pasur parasysh mënyrën me të cilën ndryshon ekonomia globale”, vlerësoi drejtori i bankës Botërore.

Ai dërgoi apel deri te politikanët të investojnë në arsim deh shëndetësi për shkak se vetëm në këtë mënyrë përmirësohen perspektivat për rritje ekonomike.

“Progresi, gjithashtu, është nën kanosje të lëvizjeve politike të cilat propagojnë barriera tregtare, izolim, agresion ushtarak dhe masa të tjera të ngjashme. Pasiguria politike gjithnjë e më shpesh qëndron pas rreziqeve të cilat janë identifikuar nga analistët e borxheve shtetërore”, deklaroi Maric Kramer, drejtor i Sratndard dhe Purs.

Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristin Lagard i paralajmëroi politikanët që ta shftytëzojnë momentin e volitshëm, për shkak se në të kundërtën do të pësojë ekonomia globale. Nëse nuk e bëjnë këtë, rritja do të jetë tejet e vogël, ndërsa vende të punës – pak. Sistemet e sigurimit nuk do të mund të ballafaqohen me popullatën gjithnjë e më të vjetër, ndërsa sistemi financiar nuk do të jetë i gatshëm për shoqet e ardhshme”, theksoi Lagard.