Leonardo Bonuccimë në fund ka treguar arsyen pse u largua nga Juventus për të kaluar në Milan

Qendërmbrojtësi italian, Leonardo Bonucci gjatë verës së kaluar u largua nga Juventus për të kaluar në Milan për 42 milionë euro.

Ky vendim i kishte befasuar të gjithë në Itali, por Bonucci thotë se zgjodhi projektin e Milanit dhe dëshironte të sfidonte sërish vetën.

“Projekti i Milanit më bëri që të zgjedh këtë sfidë të madhe. E kam ditur se do të kem vështirësi, por e kam pranuar, sepse unë dua që të sfidojë vetën sërish”, tha Bonucci për Tencent Sports.

Ai tha se qëllimi i tij me Milanin është që të arrijë sa më lartë në Serie A dhe të luajnë çdo vit në Ligën e Kampionëve.