Mbrojtësi dhe kapiteni i Milanit, Leonardo Bonucci, ka folur gjatë ceremonisë së çmimeve “The Best” të FIFA-s në lidhje me ngjarjet e fundit, kartonin e kuq në ndeshjen përballë Genoas dhe zërave se ka dashur të dorëzojë shiritin e kapitenit.

“Bërryli ndaj kundërshtarit ishte diçka pa qëllim, por gjithsesi më vjen keq dhe kërkoj falje për kartonin e kuq. Megjithatë nuk pendohem që kam ardhur në Milano dhe nuk është e vërtetë që kam dashur të lë shiritin e kapitenit. Kur erdha në fillim e mora përsipër këtë përgjegjësi dhe vazhdoj ta mbaj me krenari”, u shpreh ai.