Silvio Berlusconi ka folur për mundësinë që sërish ta blejë skuadrën e Milanit

Presidenti legjendar, Silvio Berlusconi, gjatë prillit të këtij viti shiti Milanin te grupi kinez i udhëhequr nga Yonghong Li.

Mediaset është duke tentuar ta padisë kompaninë franceze, Vivendi, e cila ishte tërhequr nga marrëveshja 800 milionëshe për blerjen e Premium Mediaset.

Berlusconi tashmë po kërkon 3 miliardë euro në kompensim, por Vivendi dëshiron të arrij një marrëveshje, duke paguar 500 milionë euro, për të ndaluar kështu procesin gjyqësor.

Pas kësaj, Berlusconi me shaka tha se me këto para do ta blejë sërish Milanin.

“Me këto para, ndoshta do ta blejë sërish Milanin”, tha Berlusconi për Il Messaggero