Në një intervistë për agjencinë bullgare BGNES, Petar Bogoevski, një nga liderët e Nismës për reforma dhe demokratizim të OBRM-PDUKM-së, u shpreh se Nikolla Gruevski mbron interesat e një grupi të vogël të njerëzve dhe se Maqedonia nuk ka nevojë për pseudo-patriotizmin e tij.

Bogoevski tha se duhet të bëhet dallim i qartë ndërmjet OBRM-PDUKM-së dhe Nikolla Gruevskit.

“Nikolla Gruevski mbron interesat e një grupi të vogë të njerëzve, Maqedonia nuk ka nevojë për pseudo-patriotizmin e tij. Aksionet e fundit të Gruevskit përkujtojnë kohën e Sllobodan Millosheviqit. Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë hap perspektiva të mëdha.

Nëse është në rrezik karriera e një politikani, nuk do të thotë se rrezikohet ardhmëria e vendit. Nuk duhet të jemi peng i politikanëve të papërgjegjshëm të cilët na prezantojnë interesat e tyre personale si interesa kombëtare”, shtoi Bogoevski