Kandidati i Lëvizjes BESA, Blerim Sejdiu pas humbjes në rrethin e parë ka ofenduar biznesmenët duke i quajtur tenderekroat ai gjithashtu ka ofenduar edhe  arsimtarët, drejtorët e shkollave, policët për këtë humbje. Ai gjatë fushatës së tij para 15 ishte i sigurt se do të fitonte në rrethin e parë, por rezultati e befasoi ku tani mundohet të gjejë arsyje dhe të ofendojë të gjtihë ata që nuk kanë votuar për të

Ju e dini se beteja nuk ishte e lehtë e as më pak e barabartë, pasiqë ata të BDI-së me vete kishin tenderokratët që i krijuan gjatë qeverisjes së tyre, drejtorë shkollash e shumë arsimtarë dhe punonjës shtetërorë (të kushtëzuar), policë e të tjerë të cilët keqpërdorën në mënyrën më të ulët detyrën e tyre zyrtare, duke u shëndruar në aktivistë partiak” ka shkruar Sejdiu një ditë pas humbjes me 15 tetor.

Sejdiu edhe pse i humbi zgjedhjet thotë se ai është FITUESI duke i shndërruar si kandidatët e PDSH-së.

Ndryshe sot nisën sërish fushata për rrethin e dytë në çdo komunë ku nuk është fituar në rrethin e parë. /TetovaSot/