Kandidati i Lëvizjes BESA, Blerim Sejdiu duke e ndjerë humbjen e madhe me 29 tetor, paraqitet si viktimë e kërcënimeve të paqena vetëm për të marrë vota. Banorët e komunës së Zhelinës me 15 tetor vendosën se kush duhet të udhëheq me komunën e Zhelinës për katër vitet e ardhshme, andaj çdo lojë e fëlliqur për të përfituar votat është kundër vullnetit të tyre.

Sejdiu në Facebook, ka shkruar se kërcënimet do të marrin fund, duke i mashtruar banorët e Zhelinës pasi nuk tregon kush kënd e ka kërcënuar.

I lus të gjithë banorët e komunës së Zhelinës, që të bëjnë durim edhe një javë.

Ju siguroj se të gjitha kërcënimet dhe presionet do të marrin fund pas një jave. Nuk do t’i kemi më në skenë këta që ofertë e vetme ju ka ngelur kërcënimi dhe shantazhimi. Dijeni se, çdoherë ata që kanë kërcënuar, në fund kanë humbur!

Pas një jave do të fillojë një jetë e re në Zhelinën tonë, çdonjëri do të jetojë i lirë, i sigurt dhe me dinjitet. Jua jap Besën për këtë!” ka shkruar Sejdiu

Ndryshe Blerim Sejdiu me 15 tetor ju shua ëndrra e tij për të qenë kryetar i Zhelinës pasi populli nuk ia dha votën duke e dënuar edhe pse Lëvizja BESA në zgjedhjet parlamentare ishte me më shumë vota se partia në pushtet.