Kandidati I BDI-së për Komunë të Sarajit Blerim Bexheti, sot ka realizuar takim me Forumin Rinor të Sarajit. Me këtë rast, Blerim Bexheti, ka falmnderur rinistat për angazhimin e treguar dhe për fitoren e thellë që BDI, arriti në Saraj me 15 tetor. Ai inkurajoi, rinistat që të vazhdohet edhe me dinamikë më të madhe për me 29 tetor, gjegjësisht në raundin e dytë.

Kandidati Bexheti, tha se shtylla kryesore e shoqërisë është rinia, duke shtuar se BDI gjatë gjithë kohës e ka mbështetur rininë. “Shtylla kryesore e shoqërisë është rinia. Rininë e mbështet kryetari I BDI-së Ali Ahmeti, e mbështet Komuna e Sarajit. Ju rinista jeni e ardhmja. Ju, rinia ishit ata që ne bëmë fitoren e madhe në Saraj, bashkarishtë do vazhdojmë edhe më fuqishëm në të ardhmen, bashkë. Në programin zgjedhor, hapësirë të madh I është aktiviteteve rinore, arsimore, kulturore dhe sportive. Një nga ata projekte është rrikonstruimi I Qendrës Rekreative Saraj, një hapësirë për rekreim dhe sport.

Parku ofron edhe një hapësirë për pushime familjare, gjatë vikendeve” , u shpreh kandidati I BDI-së për Komunë të Sarajit, Blerim Bexheti. Ditëve në vazhdim, kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit, do të realizoj takime me të gjitha grupet e sferave të ndryshme shoqërore. Bexheti, do të vazhdojë me shpërndarjen e programit zgjedhor, në çdo shtëpi, pasi që program ofron një perspektivë për të gjitha vendbanimet e Komunës së Sarajit./TetovaSot/