Në kuadër të Programit Zgjedhor, të kandidatit të BDi-së në Saraj, planifikohet  të ndërtohet një lagje e quajtur Elitar, nga investitorë të jashtëm. Investim ky, që do të hapë shumë punë në sferën e urbanizmit dhe ndërtimit. Procedurat administrativë në Komunën e Sarajit kanë filluar,tani më është caktuar edhe toka. Sipas planifikimeve, do të ndërtohen reth 130 shtëpi apo vila me standard të lartë.  Kandidati i BDI-së në Saraj Blerim Bexheti, shprehet se Saraji tani po shkon drejt urbanizmit dhe Komuna e Sarajit po bëhet gjysmë urbane dhe gjysmë rurale, edhe atë falë politikave të BDI-së.  Ai thotë se pretendim kryesorë I ynë ka qenë dhe do të mbetet që Komuna e Sarajit, në kuptimin e fjalës dhe të zhvillimit të jetë pjesë e Qytetit të Shkupit.

“Me këtë investim, do të hapen perspektiva të reja në sferën e biznesit privat-lokal në Komunën  e Sarajit, si dhe punësime të reja dhe buxhet më shumë për komunën. Sarajin duamë që ta bëjmë një qytezë, ku qytetarët e Komunës së Sarajit, për nevojat e tyre, nuk e frekuentojnë Shkupin, njëjtë edhe nxënësit e Shkollave të Mesme, tani më me disperzimin e disa institucioneve shtetërore në Saraj, edhe ata, nuk do të  shkojnë në qytet për një dokument, por atë do ta marinë në Saraj”, shprehet Blerim Bexheti, kandidat i BDI-së.

Ai thotë se për këtë mandat, ofrojmë një program për fatin e gjeneratës së re, për fatin e fëmijëve  tanë dhe familjeve tona. Nëpërmjet këtij, programi do të tangoje interesin e çdo banori në çdo vendbanim.

Bexheti shprehet optimistë në fitoren e BDI-së në Saraj, duke shtuar se këtë sfidë politike do ta sfidojmë me punë dhe vepra konkrete, të cilat dukshëm do të përmisojnë dhe do të bëjnë më cilësore jetën e qytetarëve, ku për këtë kemi dhënë dëshmi se mundemi dhe kemi kapacitete, qoftë individualisht apo politikisht.