Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, po zhvillon fushatë intensive nëpër të gjitha vendbanimet e Komunës së Sarajit.

Ai, sot qëndroi për vizitë në vendbanimin Kopanicë dhe Bojanë, ku me shtabin zgjedhorë promovon Programin Zgjedhorë, derë më derë, ose shpij e në shpij, duke realizuar edhe tipin e fushatës “politikani te qytetari, e jo e kundërta’.

Tani më kandidati Blerim Bexheti, dhe BDI, kanë ndryshuar stilin e kampanjës ku në përpikshmëri dhe më afër duanë të dëgjojnë sfidat e që kanë qytetarët e Komunës së Sarajit. Në këto, takime zhvillohen bashkëbisedime të drejt për drejta, ku kandidati prezanton programin zgjedhorë, ndërsa qytetarët japin edhe propozimet e tyre, për ndonjë projekt.

Blerim Bexheti, siguron qytetarët se Komuna e Sarajit, në mandatin e ardhshëm katër vjeçar, do të punojë më fuqishëm, si në aspektin e zhvillimit infrastrukturor, sferën e arsimit fillorë dhe në urbanizmin territorial.

Në Programin zgjedhorë, të kandidatit të BDI-së në Saraj, të gjithë ish-ushtarët e UCK-së do të lirohen nga pagesa ndaj NKP “Saraj”, sipas modelit të Komunës së Prizrenit, në Kosovë.