Kandidati I BDI-së në Saraj Blerim Bexheti, gjatë debatit të hapur në emisionin “Clic”, në TV 21, ka elaboruar programin e tij zgjedhorë në detaje, ku rëndësi më të madhe I dha zhvillimi ekonomik lokal. Ai në këtë debat, ju tha kundërshtarëve të tij se në këtë shesh që po zhvillohet debate është një vepër kapitale e BDI-së, duke përmendur Shkollën e Mesme në Saraj, Çerdhen dhe Objektin e Komunës.

“Me marrjen e mandatit si kryetar komune, që në mbledhjen e parë të Këshillit komunalë, do të përgjysmojmë taksat për komunalit, në sferën e ndërtimit. Një kërkesë të tillë e kemi inkorporuar në program zgjedhore, në bashkëbisedim me biznesmenët lokal dhe me qytetarët. Mendojmë, se ky vendim do të jetë një infuzionimin për kompanitë lokale,për të rritur dhe zhvilluar aktivitet e tyre, në biznese të ndryshme. Besojmë në fuqizimin e sektorit privat në Saraj, dhe me të nijetin deri më tani kemi patur një bashkëpunim. Saraji tani më po bëhet një komunë gjysmë urbane dhe e zhvilluar në sferën ekonomike. Sigurojë se në të ardhmen Komuna e Sarajit, do të jetë mbështetës I fort I sektorit privatë”, theksoi Blerim Bexheti, kandidat për kryetar të Komunës së Sarajit, në emisionin “ClicPlus”.

Gjatë debatit të hapur, ku ishte I pranishëm edhe publiku që parashtronte pyetje, Blerim Bexheti, ju është përgjigjur drejtpërdrejtë, në përjashtim të disave që ishin individuale dhe me tendencë të partive për të përfituar ndonjë pikë politik.