Real Madrid vazhdon të interesohet për disa prej talentëve më të mëdhenj të futbollit

Drejtuesit e Real Madridit e dëshirojnë amerikanin fantastik të Borussia Dortmundit, Christain Pulisic.

Lajmi është konfirmuar nga Bild, ku thuhet se Reali do të tentojë transferimin e tij verën e ardhshme.

Lajmin se Pulisic dëshiron një skuadër të madhe e ka konfirmuar edhe babai i tij, Mark, i cili tha se Christian ëndërron Realin ose Barcelonën.

Për Pulisic është duke u interesuar edhe skuadra angleze, Liverpool.