Kandidati i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami sot është takuar me me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe nënkryetarin Muhedin Nushi.  Sip shprehet Kasami takimi ka qenë për një bashkëpunim për praktikat më të mira evropiane të cilat tashmë i ka zbatuar komuna e Prishtinës dhe rëndësinë që të njëjtat të implementohen në Tetovë dhe Çair

Sot bashkë me nënkryetarin dhe kandidatin e Çairit, Zeqirija Ibrahimi patëm një takim miqësor me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe nënkryetarin Muhedin Nushi.
Në këtë takim biseduam për praktikat më të mira evropiane të cilat tashmë i ka zbatuar komuna e Prishtinës dhe rëndësinë që të njëjtat të implementohen në Tetovë dhe Çair.
Transporti publik dhe parkingjet janë projekte të rëndësishme që mund të zbatohen në praktikë edhe nga komunat tona, por gjithashtu i rëndësishëm është edhe avancimi i shërbimeve publike, respektivisht digjitalizimi i tyre që qytetarët të kenë shërbime sa më cilësore. 
Kënaqësi që sot mund të marrim shembull jo vetëm nga qendrat evropiane, por edhe komunat tona shqiptare” ka shkruar Kasami./TetovaSot/