Kandidati i Lëvizjes BESA për Tetovën, Bilall Kasami vazhdon me projektet mashtruese për tetovarët. Ai në projektin e tij të fundit ka bërë një projekt ideor mbi arat private të  banorëve të Reçicës.

Nëse Bilall Kasami do të jetë kryetar i komunës së Tetovës, ai nuk tregon se këto ara përball Universiteti të Evorpës Juglidore do  t’ju blihen nga komuna, do t’ju konfiskohen, do t’ju merren me koncesion apo çka do të realizoje për katër vitet e tij me këto ara?

Në projektin mbi arat private që kap një sipërfaqe mbi 220.000 metër katror,  Bilall Kasami ka paraparë sipërfaqe gjelbërimi, vend parkime, kënd për fëmijë fushë sporti dhe gjithçka tjetër.

 Ditë më parë Bilall Kasami bëri një projekt ideor mbi Kazermën e Tetovës ku Kazerma është mbi Ministrinë e Mbrojtjes dhe njëkohësisht ai kishte nënshkruar një dokument me Eco-Guerillën për një park e jo siç e ideoi Kasami një kompleks me ndërtesa.

Kasami vazhdon me projektet ideore ku ngelem vetëm vizatime 3d pasi ende nuk ka paraqitur asnjë projekt konkret dhe real.

Portali TetovaSot ditëve në vijim do të nxjerr edhe nga Katasdra e Tetovës se parcelat që bën projekte Bilall Kasami janë në prona private.