Edhe pse Levizja Besa në opinion u mundua që të fshihet nën “ombrellën” e islamit dhe të  shesë vehten si parti me principe islame, në realitet ata në veprime kanë qenë larg prej parimeve dhe botkuptimeve islame.

Këtë ata e kanë treguar që ne fillim përmes veprimeve dhe retorikave që nuk përkojnë me islamin. Ata gjatë gjithë kohës, që kur egzistojnë , nuk kanë bërë gjë tjetër përveç shpifjeve, akuzave të pabaza dhe pavërtetuara, gënjeshtrave, përçarjeve dhe fitneve, ndërsa dihet qartë se sa është e urryer shpifja, fitnja, përgojimimi dhe përçarja në Islam.

Dita ditës fytyra e tyre e vërtetë po del dhe se kohëve të fundit ështe duke u dalë komplet në pah qëllimi dhe misioni i tyre. Ata janë në gjendje të bëjnë ç’mos , vetëm e vetëm të kryejnë misionin e tyre antishqiptar dhe antinjerëzor.

Se s’kanë lidhje ato me islamin dhe  atë e kanë përdorur për demagogji,  tregon edhe fakti që ne do të paraqesim- Bashkëpunimi i Lëvizjes Besa me komunitetin LGBT.

E çfare thotë islami për martesat homoseksuale???/Ain-online.com/