Ka ende pak orë kohë, por aventura e trajnerit Vincenzo Montella në stolin e Milanit mund të ndalet ditën e diel në rast se kuqezinjtë do të dështojnë në fushën e tyre ndaj Genoa. Kjo ndeshje do të vendosë fatin e trajnerit kuqezi, që në rast se dështon, humbet apo barazon, mund të largohet nga drejtimi i skuadrës. barazimi dje ndaj AEK në Europa League ka ndërlikuar edhe më shumë punët për trajnerin, që nuk arrin të ketë një identitet në lojën e tij edhe pse është bërë një merkato e fuqishme.

Montella ka kërkuar më shumë durim dhe mbështetje për skuadrën, por duket se kjo ka një limit dhe për drejtuesit limit është ndeshja ndaj Genoa dhe në rast dështimi i pari që do të paguajë është trajneri. Për fat të mirë, kalendari është në anën e trajnerit, pasi në rast se fiton ndaj Genoa, do të udhëtojë në fushën e Chievo mesjavën e ardhshme dhe më pas pret Juventusin në “San Siro”. Natyrisht që trajneri nuk është fajktori i vetëm i këtij dështimi, por ai mund të jetë i pari që do ta paguajë pas tij edhe të tjerët.