Aleanca për Shqiptarët (ASH), partia e Ziadin Selës thotë se bashkëpunimi me Lëvizjen BESA në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale nuk cënon pjesmarrjen e saj në koalicionin qeveritar. Zëdhënësi i ASH-së, Flakron Bexheti thotë se pa ASH-në kjo qeveri nuk mund të jetë as reformatore e as evropiane.

“Marrëveshja jonë me Lëvizjen BESA nuk e e prish konceptin qeverisës. Kjo është një tezë e imponuar nga BDI, për arsye se janë të zemëruar pse kemi një marrëveshje para rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale me Lëvizjen BESA, por ato nuk vendosin se kush do të jetë pjesë e qeverisë, ajo ishte marrëveshje midis kreut të Alencës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev”, thotë për tv Telma, Flakron Bexheti, zëdhënës i ASH-së, transmeton Zhurnal.mk

Sipas tij, bashkëpunimi me Lëvizjen BESA nuk na çon ASH-në në rrugë kundër LSDM-së, edhe pse sipas BEXhetit edhe partia e Selës ka vërejtetjet e veta për shkak të koalicionit në zgjedhjet lokale midis BDI-së dhe LSDM-së.

“Kemi mirëkuptim për shkak se betja ishte që të fitohet Shkupi, gjegjësisht kishte nevojë për votat e shqiptarëve të Shkupit që të fiton Shilegov. Presim që kryeministri Zaev, në rrethin e dytë të zgjedhjeve të jetë neutral për shkak se mirata jonë në këtë koalicion qeverisë është më se qartë, pa ne kjo qeveri nuk mund të jetë as reformatore e as evropiane”, nënvizon Bexheti.