Vokalisti i grupit NRG Band, Besnik Qaka tri javë më parë kurorëzoi dashurinë me Lolita Begollin.

Çifti kishin organizuar dasmën në Pejë, ku përveç familjarëve dhe miqve të tyre, të ftuar ishin edhe shumë emra të njohur të estradës, shkruan lajmi.net.

Pas dasmës, Besniku dhe Lolita nuk janë parë shumë aktiv në rrjete sociale, por ishte Besniku ai i cili së fundi publikoi një foto bashkë me gruan.

Çifti dukeshin të lumtur përkrah njëri-tjetrit dhe shkëlqenin teksa gjendeshin në një aheng ku ishin të ftuar mbrëmë.

Kurse, për të parë atmosferën në dasmën e Besnikut dhe Lolitës mund ta shikoni videon e mëposhtme.