Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka marrë vendim që të përkrah edhe nëpër tubime kandidatin e BDI – së për komunën e Çairit, Visar Ganiu.

 Ky reagim i Zoran Zaev ka ardhur menjehërë pas shpalljes së bashkëpunimit midis Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët që në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale t’i përkrahin kandidatët e njëra tjetrës në balotazhe. Lidhur me njoftimin se Zaev do të merr pjesë në tubimet përkrahëse për Visar Ganiun, ka reaguar shefi i kabinetit dhe zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Faton Fazliu.Përmes një postimi në rrjetin social, Fazliu ka theksuar se ky veprim i Zaev dëshmon se ai nuk e konsideron vetën edhe kryeministër të shqiptarëve, por vetëm të atyre që i nënshtrohen dhe i binden atij.“Kryeministri Zoran Zaev nënshkruan kontratë me vasalët e tij shqiptarë. Ai ndjehet vetëm kryeministër i atyre shqiptarëve që i binden verbërisht, e jo edhe atyre shqiptarëve që i besojnë vetvetes”, ka shkruar Fazliu