Ish- zëdhënësja e EULEX-it, Besa Domi, ka denoncuar në polici Milaim Zekën pasi ky i fundit e ka inçizuar tinëzisht. Për këtë rast Zeka është intervistuar nga Policia e Kosovës merr vesh Gazeta Express.

Njoftimi i policisë nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës:

Prishtinë 17.10.2017-NN. Me 18.10.2017 ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar i ka bërë audio incizim të paautorizuar. Lidhur me rastin i dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ish-gazetari, tashmë deputetë nga radhët e partisë Nisma për Kosovën, Milaim Zeka pati shkruar në Facebook se Besa Domi është në lidhje me gazetarin hulumtues, Vehbi Kajtazin.