Aktivistët dhe kandidatët për kryetar të komunës së Çairit nga Besa dhe Aleanca për shqiptarët, vazhduan simbolikën e tyre të bashkëpunimit edhe në terrenin sportiv. Sot ata në përbërje të përzier, luajtën një ndeshje futbolli por pa numëruar golat. Thanë se fitorja e tyre më e madhe është bashkëpunimi për të mirën e shqiptarëve. Ndjekim kronikën.
Faruk Avdiu i Aleancës ishte i pari që kishte arritur në terren dhe bashkë me aktivistët e Besës dhe të partisë së tij. Po bënin përgatitjet për lojë dhe prisnin Zekirija Ibrahimin.
I pyetur nga gazetarët nëse i kanë ftuar aktivistët e BDIsë për të luajtur, Ibrahimi në mënyrë ironike tha se kanë menduar ti thirrin vetëm si refer, por kanë ndërruar mendje pasi nuk i besojnë gjykimit të drejtë të tyre.
Ibrahimi është i bindur se fryma pozitive mes këtyre dy partive do të korrë sukses në rrethin e dytë, pasi siç tha, ata janë dy subjekte shqiptare të bashkuar për të mirën e popullit të vet, ndërsa kundërshtari i tyre është vetëm një siç e quajti, kukull e pushtetit.
Meqë loja ishte miqësore, golat nuk numëroheshin.
Por dy eksponetët partiak thanë se me lojën e sotme duan tua bëjnë me dije të rinjve të Çairit se me të gjitha forcat do të tentojnë të sigurojnë sa më kushte për sport dhe rekreacion.