Pas largimit të Besit nga “Portokallia”, u përfol shumë se ku do e shihnim aktorin. Por mesa duket ai ka rezervuar një projekt të madh për publikun.

I ftuar në “Xing me Ermalin”, Besi zbuloi për herë të parë arsyen e largimit nga “Portokallia” dhe projektet e tij për të ardhmen, ku së shpejti me shumë gjasa do ta shohim me një emision të tijin.

“Pas gjithë këtyre viteve mendova, se kisha nevoje për një pushim në karrierën time, shpatullat e mia mendoj se mbajnë përgjegjësi edhe më të mëdha…”, thotë Bes Kallaku.

“Unë tani dua të krijoj diçka komplet timen”, tha Besi duke shtuar me humor “Fundja ccfarë ka më shumë se unë Ermal Mamaqi…?!”.

I pyetur nëse emisioni i tij do të nisë në Klan, Besi u përgjigj:

“Unë kam kontakte gjithashtu edhe me drejtuesit e Top Channel. Para disa ditësh isha në kontakt me ta, por akoma nuk është vendosur. Deri në momentin që unë jam i gatshëm me projektin tim, do ta prezantoj dhe pastaj do shikojmë lëvizjen ku”, u shpreh Besi referuar faktit se akoma nuk e ka vendosur se në cilin televizion do e shohim me një emision të vetin.