Steffen Seibert, zëdhënës i kancelares gjermane Angela Merkel pas rreferendumit për pavarësinë e Katalonisë, tha se kjo është çështja e brendshme e Spanjës në zgjidhjen e së  cilës Merkel  nuk do ndërmjetësojë.

“Gjermania është duke i shikuar nga afër zhvillimet atje. Kemi një interes imtë madh për stabilitetin e Spanjës. Prandaj është e rëndësishme … që të respektohet sundimi i ligjit “, u tha gazetarëve zëdhënësi Steffen Seibert.

“Kancelarja Merkel nuk do të udhëheqë një mision ndërmjetësues, është çështja e brendshme e Spanjës,” iu tha ai mes tjerash gazetarëve në Berlin, raporton Reuters.