Sulmet e kryeministrit Rama, ndaj këngëtarit Klajdi Musabelli, por edhe shkarkimi nga puna i këtij të fundit, ka sjellë mjaft reagime në opinionin publik.

Ndfërkohë që lidhur me këtë debat ka reaguar edhe ish-zv-kryeministri Sali Berisha. Përmes një postimi në facebook, Berisha e ka cilësuar sulmin e Ramës ndaj këngëtarit Musabelli si qesharak dhe të turpshëm.

Ja postimi i Berishës:

Piktori dështak kundër një këngëtari të talentuar!

Miq, sot, në serinë e sulmeve në asamblenë e partisë siçiliste, njeriu më i sulmuar është këngëtari i ri i talentuar Klajdi Musabelliu, ndër të tjera edhe gazetar, sepse ai paska qenë i punësuar në Agjensinë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Ky është sulm qesharak dhe absurd i një piktori të dështuar, që vetëm pak javë më parë, kritikë botërorë të artit krahasuan me zhgarravinat e një adoleshenti të droguar zhgarravinat që kishte afishuar me paratë e takspaguesve në Bienale të Venecias.

Ky sulm dëshmon se sa i lig mund të bëhet dhe se ku mund të çojë verbëria nga xhelozia një artist dështak! sb