Ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza edhe ndaj ministrit Ministër të Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj për lidhje me krimin, në “Studio e hapur”.

“Ahmetaj është… nëse ka njeri që full e krye me gjithë çizme, që ka psikologjinë e blerjes është ai. Ai u bë dopio ministër, pagoi dopio. Mos prit gjë prej tyre. E ka bërë grupin ai. Si mund të presësh nga deputetët që vinë aty nga klanet e dragës. Ata do të zbatojnë porositë”, tha Berisha, teksa më herët deklaroi se ministri Gjiknuri kishte kontakte me Habiljat, pasi këta të fundit do të sillnin për investim, sipërmarrës estonezë në Shqipëri.

“Daimir Gjinkur pret dosjen e tij”, tha gjithashtu Berisha.