Pasi pa makinën e tij të re, Josue Guerrero-Uribe u pushtua nga emocionet, duke tundur kokën me mosbesim.

Josue Guerrero-Uribe e kalon kohën e tij në autobusë pranë Los Anxhelosit duke shkuar në projekte të ndryshme vullnetare.

Kur ai u largua nga trupat detare në vitin 2008, pasi shërbeu tetë vjet, Guerrero-Uribe u përfshi në rrugën e alkoolit si mënyrë për të menaxhuar problemet e tij.

Më pas, ai gjeti ngushëllim duke ndihmuar të tjerët, duke punuar qindra orë për ndërtimin e fushave sportive, klasave në shkolla dhe biblioteka. Ai u shërbente disa nga banorëve më të varfër të Los Anxhelosit.

Guerrero-Uribe udhëtonte shumë km në ditë dhe e bëri gjithë këtë pa një makinë, duke përdorur transportin urban.

“Nëse duhej të isha në një shkollë në orën 8 të mëngjesit, unë do të dilja nga shtëpia në orën gjashtë”- tha Guerrero-Uribe, duke shtuar se ndonjëherë u kthye në shtëpinë e tij rreth orës 10:00. “Unë udhëtoj ndonjëherë edhe 320 km në ditë.”

Por udhëtimet e gjata të këtij veterani lufte nuk do të jenë më të përditshme. Atij iu dhurua një automjet i ri me të cilin do të mund të udhëtojë në shërbim të veteranëve të tjerë të luftës.

Rekomandimi për këtë dhuratë i kishte ardhur nga vetë drejtuesit e organizatës “Misioni Vazhdon” me të cilët Guerrero-Uribe punon në shërbim të veteranëve.

Guererro-Uribe po planifikon të përdorë makinën e tij të re për të vazhduar shërbimin ndaj veteranëve në komunitet.

“Mos përdorni fjalën” Nuk mundem “, tha Guerrero-Uribe. “Nëse e thoni këtë, do ta besoni atë. Më mirë të themi “Unë mundem”./Oranews.tv/