Bella dhe Gigi Hadid janë motrat modele pothuajse më të famshme kohën e fundit.

Që të dyja merren me profesionin e njëjtë, por është shumë e vështirë të thuash që njëra ka arritur sukses më shumë se tjetra, ngase po ecin me hapa të njëjtë.

Bella sot feston ditëlindjen dhe padyshim që për ta uruar në mënyrën më të veçantë u kujdes motra e saj, Gigi.

Ajo përmes rrjeteve sociale, ka uruar Bellën duke publikuar një foto të shkrepur fiks 21 vite më parë, ditën kur Bella kishte lindur.

“NESËR DO TË BËHEN 21 VITE QË NGA KOHA KUR TË TAKOVA PËR HERË TË PARË MË E MIRA  @bellahadid  [??] ” shkruan Gigi ndër të tjera në urimin dedikuar Bellës.