Do të kërkojmë nga Ministria e Ekologjisë dhe Qeveria që brenda një viti të zgjidhet problemi me deponinë e Rusinos, ku duke miratuar ligjin, ne do të marrim ingerencat ndaj kësaj deponisë.
Kështu ka thënë kryetari i Gostivarit, njëherësh kandidat për mandatin e tretë të BDI-së për Komunën e Gostivarit, Nevzat Bejta, sipas të cilit, zgjidhja e problemit të deponisë së Rusinos do të kushtojë prej 30 deri 100 milionë euro.
“Do të kërkojmë nga Ministria e Ekologjisë dhe Qeveria që brenda një viti të zgjidhet problemi me deponinë e Rusinos, ku duke miratuar ligjin, ne do të marrim ingerencat ndaj kësaj deponisë. Pasi të miratohet, për një vit deponia e Rusinos do të zgjidhet dhe kjo do të kushtojë prej 30 deri 100 milion euro. Edhe pse deri më sot ka qenë partia ime në pushtet, kjo zgjidhje është penguar nga VMRO-DPMNE-ja kurse me Qeverinë e re ne premtojmë se do ta zgjidhim problemin njëherë e përgjithmonë. Toka tashmë është siguruar ka mbetur vetëm të realizohet projekti”, premtoi Bejta në debatin parazgjedhor në Arta Channel.