Sonte, Kryetari i Komunës së Gostivari njëherit kandidat, z. Nevzat Bejta takoi strukturat partiake të Partisë Demokratike Turke, me të cilin subjekt politik lidhi marrëveshje për raundin e dytë zgjedhor.

“Sonte kisha nderin dhe kënaqësinë të takoj strukturën e gjerë të degës së Partisë Demokratike Turke në Gostivar. Ashtu siç jeni të njoftuar, dega e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Partisë Demokratike Turke në Gostivar, konkretizuan marrëveshjen për koalicion në raundin e dytë zgjedhorë. Marrëveshja është transparente dhe publike, e krijuar për të mbrojtur interesat e gjithë shoqërisë tonë. Tek anëtarët e kryesisë së degës, nëndegëve të PDT-së në Komunën e Gostivarit pashë sinqeritetin, guximin dhe vendosmërinë për të punuar bashkë në mandatin e ri katërvjeçar”, porositi Bejta.

U zotuam, shton Bejta, që marrëveshje e arritur të zbatohet plotësisht, kurse pozitive për qytetin dhe qytetarët e Gostivarit do të jetë krijimi i zyrës që do të funksionon në kuadër të Komunës së Gostivarit dhe që do të luan rolin e bashkëpunimin me Republikën e Turçisë.

“Tashmë disa kompani turke kanë treguar gatishmëri për të investuar në Komunën e Gostivarit, dhe me hapjen e zyrës vetëm se do të intesifikohet kjo nismë për zhvillimin ekonomik lokal. Shoqëria shqiptare e cila është shumicë në qytetin e Gostivarit çdoherë ka pasur mirëkuptim për kërkesat dhe nevojat e komunitetit turk. Dihet që gjuha turke është gjuhë zyrtare në Komunën e Gostivarit. Kemi shkollën fillore që mban emrin e themeluesit të shtetit modern të Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk. Bashkë do të vazhdojmë të punojmë në të mirë të shoqërisë tonë pa dallime politike, fetare apo kombëtare. Nga dita e hënë në Komunën e Gostivarit fillon realizimi i programit parazgjedhor të BDI-së, PDT-së dhe LSDM-së si subjekte politike që do të bashkëqeverisin me Komunën e Gostivarit. Gostivari i vitit 2021, do të jetë shumë më i bukur dhe Gostivari që e ndërtuam deri tani”, shprehet Bejta, duke falënderuar kryetarin e degës së PDT-së, z. Muhittin Kahveci dhe gjithë anëtarët e PDT-së për mikpritjen e bërë.

Në kuadër të fushatës, Bejta i shoqëruar nga kreu i Partisë Demokratike Turke në Gostivar, nesër do të vizitojnë fshatrat Banjicë e Poshtme, Banjicë e Epërme dhe Zdunjë.

????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????