Lagja Fazaneri në qeverisjen e Kryetarit të Komunës së Gostivarit njëherit kandidat, z. Nevzat Bejta ka qenë një nga lagjet me më shumë projekte të realizuara në infrastrukturë. Gjatë takimit të realizuar sot, banorët e lagjes u shprehen falënderues për Kryetarin Bejta dhe i premtuan mbështetje të parezervë në zgjedhjet e 15 tetorit.

Duke folur para banorëve të lagjes, Kryetari Bejta tha që me realizimin e projektit “Ujë për Gostivarin”, do të përmbyllet përfundimisht problemi me mungesën e ujit.

“Para dy ditësh Ministria e Transportit dhe Lidhjeve hapi tenderin për realizimin e punimeve për ndërrimin e gypit kryesor të ujësjellësit nga burimi i lumit Vardar në Vërtok dhe deri në Gostivar. Rezervuari i parë për akumulim të ujit është ka përfundimi dhe ndodhet afër fshatrave Vërtok dhe Raven. Tre të tjerat do të ndërtohen në Zdunjë, Banjicë dhe Çegran. Do të ndërrohen gjitha gypat e ujësjellësit në brendinë e qytetit dhe Gostivari do të përmbyll problemin me rrjetin e ujësjellësit për shumë dekada në vijim”, tha Bejta.

Qëllimi kryesor i projektit është themeluar për të dhënë kontribut në zhvillimin e qëndrueshmërisë së rajonit të Gostivarit, nëpërmjet përmirësimit të kushteve të jetesës së popullatës dhe mbrojtjen e burimeve natyrore. Kjo do të sigurojë kushte të shëndetshme të jetesës dhe do të nxisë zhvillimin ekonomik të rajonit.

Në takim me banorët, Bejta tha që në programin parazgjedhor është përfshi edhe vazhdimi i rregullimit të shtratit të Jazit nga lagja Fazaneri deri në  Turçan të vogël.

????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????