Asaf, ti je djalë shumë i mirë, megjithatë unë të kam punësuar dhe rrogën e ke marrë nga unë… Kështu ka ironizuar kryetari aktual i Gostivarit, njëherësh kandidat për mandatin e radhës, Nevzat Bejta me kundër kandidatin nga Lëviza BESA, Asaf Ademi, në debatin parazgjedhor në RTVM2.
”Asaf, ti je djalë shumë i mirë, megjithatë unë të kam punësuar dhe rrogën e ke marrë nga unë… Je i mirë, por gabim je rreshtuar, këtë e di dhe ti…”, tha Bejta, pas akuzave të kandidatit të BESËS se Bejta nuk i ka realizuar premtimet./TetovaSot/