Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, nesër (25 tetor) do të realizojë vizitë zyrtare një ditore në Maqedoni.

Përkrah homologut të tij në Maqedoni, Nikolla Dimitrov, Pacolli do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi si dhe me kryeministrin Zoran Zaev.

“Pritet që në takime të këmbehen mendime për çështjet me interes të përbashkët, me theks në intensifikimin e bashkëpunimit të përgjithshëm ekonomik dhe politik, veçmas në bashkëpunimin infrastrukturor dhe energjetik. Vizita do të shfrytëzohet edhe për çështjet aktuale ndërkombëtare, por edhe për bashkëpunimin në korniza të organizatave multikulturore dhe rajonale”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë.