Sot është ndarë nga jeta albanologu i shquar, Robert Elsie, një ndër studiuesit më të mëdhenj të gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Njerëzit e tij më të afërt kanë bërë të ditur shkatarin e vdekjes së albanologut kanadez, Elsie.

Partneri i tij i jetës, Stephan Trierweiler, dhe miku i tij i ngushtë, Artur Metani, nëpërmjet faqes së të ndjerit në Facebook, kanë njoftuar se Elsie ka vdekur nga sëmundja e rrallë e neuroneve motorike.

Elsie ishte 67-vjeçar.

Në një intervistë më 2014, teksa fliste për shqiptarët, Elsie kishte thënë se Kosovën e konsideronte më perëndimore sesa Shqipërinë.