Luka Modric ka treguar njeriun më meritor për sukseset e Real Madridit.

Sipas tij, trajneri Zinedine Zidane është çelësi i suksesit, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ai ka krijuar një atmosferë fantastike në klub”, u shpreh Modric.

“Reali ishte klubi ideal për mua dhe kur dëgjova se ishin të interesuar, nuk kishte mundësi të tjera”.

“Të luajturit në Bernabeu është një ndjenjë e veçantë”, shtoi ai.