Sipas një artikulli të fundit të publikuar nga prestigjiozja angleze “The indipendent”, thuhet se Koreja e Veriut ka krijuar një ilaç çudibërës që jo vetëm që shëron SIDA-an, por edhe çrrënjos Ebolën dhe kancerin, kuptohet nëse janë për tu besuar raportet e marra nga agjencionet e këtij vendi.

Në një njoftim thuhet se ilaçi përbëhet nga xhenseni i rritur nga plehu dhe një përzierje e përbërësve tjerë, duke mos zbuluar kështu kombinimin e veçantë.

Vendi diktatorial nga i cili jemi mësuar të dëgjojmë për pretendime të sforcuara rreth arritjeve të saj, thotë se ilaçi do të jepet në formë të shiringës (injeksionit) dhe do të njihet me emrin “Kumdang¬2”.

Në njoftim thuhet se kura e mrekullueshme përbëhet nga një bimë që rritet në Azi dhe nga një përzierje e përbërësve të tjerë bimorë, por ata nuk zbulojnë kombinimin e saktë, raporton “The Inpependent”.

Shteti diktatorial, i cili është i njohur për lajme të pavërteta për arritjet e veta, ka thënë se ilaçi mund të jepet me injeksion dhe do të njihet me emrin Kumdang-2.

“Injeksioni është i përbërë nga disa ekstrakte të përbërësve shumë të komplikuar. Ky ilaç është krijuar për të ndaluar çdo epidemi”, thuhej në njoftimin e shtetit të diktatorit famëkeq, Kim Jong-un.