Mbrëmjen e djeshme këngëtarja me origjinë shqiptare  Bebe Rexha ka përfunduar në spital.  Bebe ka problem me kordat e zërit dhe për këtë arsye është detyruar të shtyje edhe koncertet e saj.

Me anë të një postimi në ‘Instastory’ Bebe njofton fansat se ndihet e shkatërruar duke dhënë lajmin e hidhur që s’mund të performojë për ta.

“Jam kaq e mërzitur t’ju njoftoj se doktori më ka vënë në regjim të rreptë vokali. Nuk do mundem të performoj sonte për ju San Diego. Ju premtoj që do e shlyej këtë me diçka të madhe”, shkruan Bebe.