Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha këtë vit po shënon goxha sukses në muzikë.
Madje, mund të quhet viti më i suksesshëm në karrierën e saj, si për nga sukseset që po arrin me projekte muzikore ashtu edhe për turne nëpër botë, shkruan lajmi.net.

Në rrjete sociale, Bebe Rexha ka treguar që sapo ka nisur turneun e ri që kësaj radhe është në Amerikë.

Vendi i parë ku ajo performoi është Seattle, në të cilin u paraqit me një veshje që vizatonte çdo pjesë të saj dhe këtë e tregoi përmes një videoje në Instagram.

Kujtojmë që kënga e fundit e Bebes është “Meant to be”, të cilën e solli në versionin audio, ndërsa ka paralajmëruar që shumë shpejt do të publikohet edhe videoklipi i saj.