Liderët e 27 vendeve anëtare, të cilat do të mbesin në Bashkimin Evropian pas largimit të Britanisë së Madhe, në Samitin në Bruksel vendosën të fillojnë përgatitjet për fazën e dytë të negociatave për Bregzitin.

Këtë e deklaroi kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk në Tuiter.

“Konkluzionet për Bregzitin janë pranuar. Liderët japin ngjyrë të gjelbër për fillimin e përgatitjeve për fazën e dytë”, ka shkruar Tusk.

Njëzet e shtatë shefat e shteteve dhe qeverive informuan se në dhjetor do të japin vlerësim të ri nëse ka përparim të mjaftueshëm në çështjet kyçe, me çfarë do të lejohet që negociatat të kalojnë drejt shqyrtimit të marrëdhënieve të ardhshme mes BE-së dhe Britanisë së Madhe.

Kryeministrja britanike, Tereza Mej, deklaroi se i ka siguruar kolegët e BE-së se Britania e Madhe do t’i përmbushë obligimet ndaj Unionit lidhur me Bregztitin.