Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Izraelit t’i ndalë planet për ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun e okupuar Perëndimor.

BE-ja ka kërkuar sqarime nga autoritetet izraelite dhe ka thënë se pret se ato do t’i rikonsiderojnë vendimet e tyre që janë përcaktuese për përpjekjet e vazhdueshme për bisedimeve për paqe me palestinezët, raporton Reuters, transmeton Express.

“Të gjitha aktivitetet për ndërtimin e vendbanimeve janë të jashtëligjshme në bazë të ligjit ndërkombëtar, dhe i cenojnë zbatueshmerinë e zgjidhjes dy-shtetërore dhe prospektin për paqe të qëndrueshme”, ka thënë BE-ja në një komunikatë.