Bashkimi Evropian sot i prezantoi masat e reja për mbrojtje nga sulmet terroriste, në të cilat theks kryesor vendoset në sigurimin e vendeve ku masovikisht mblidhen qytetarët.

Masat vijnë pas serisë së sulmeve nëpër Evropë, në të cilat islamistë të armatosur me armë automatike apo me automjete kanë vrarë qindra njerëz.

“Terroristët nuk pushojnë. Ata i ndryshojnë dhe i përshtatin metodat e tyre. Duhet edhe ne të jemi të gatshëm dhe t’i përshtatim masat tona të sigurisë”, deklaroi eurokomisari për siguri Xhulijan King.

Bashkimi Evropian do të ndajë 118,5 milionë euro në dy vitet e ardhshme për sigurimin e koncerteve dhe tubimeve të tjera publike, të cilat janë qëllime kryesore për terroristët. Përmes koordinimit të legjislacionit në anëtaret e BE-së, Brukseli do të tentojë dhe ta kontrollojë shitjen e materialeve kimike të cilat mund të përdoren për bërjen e bombave.

Plani i komisarit King parashikon edhe bashkëpunim më të mirë me shërbimet policore të Algjerisë, Egjiptit, Jordanisë, Libanit, Marokut, Tunizisë dhe Turqisë.