Shtabi Komunal I Bashkimit Demokratik për Integrim në Saraj, ka filluar përgatitjet edhe për raundin e dytë zgjedhorë. Në rethin e parë, kandidati I BDI-së në Saraj Blerim Bexheti, fitoi gjithsej 7967 vota, ku bërë një epërsi të madhe kundrejt rivalëve të tij politik në Saraj, ndërsa në Këshillin komunal, BDI ka siguruar shumicë absolute edhe atë 10 këshilltar.

Nga, Shtabi I BDI-së në Saraj, bëjnë të ditur se kësaj radhe do të rritet vota për BDI-në Saraj, ku do të shënohet një fitore edhe më e thellë, pasi që një pjesë e qytetarëve, tani më e kanë kuptuar vullnetin e shumicës së qytetarëve në Saraj, duke shënuar një fitore të thellë. Shtabi Komunal do të jetë I hapur për të gjithë qytetarët e Komunës së Sarajit për bashkëbisedim, duke shtuar se Programi Zgjedhorë I BDI-së edhe njëherë do të shpërndahet në çdo vendbanim të Komunës së Sarajit, pasi që është progresiv dhe zhvillimorë. “Komunikimet vazhdojnë dhe janë intensive me të gjithë qytetarët e Komunës së Sarajit, pa dallim politik. Në raundin e dytë fitorja e BDI-së në saraj do të jetë edhe më e madhe.

Ne ftojmë të gjithë qytetarët ti bashkëngjiten Programit Zgjedhor të BDI-së që është shumë voluminoz dhe zhvillimorë”, thuhet në Kumtesën e Shtabit Komunal BDI-Saraj.