Të nderuar gostivaras,

Faleminderit për fitoren e madhe!

Faleminderit për fitoren tonë për Komunën dhe Këshillin komunal!

Faleminderit që ishit më të shumtë se Nikolla dhe aleati i tij në Gostivar. Faleminderit që nuk lejuat që të drejtat e barabarta të nëpërkëmben në qytetin tonë nga ata që rrahin e shajnë shqiptarët në parlament pastaj bëjnë me ta Aleancë!

Faleminderit për fitoren e shqiptarëve. Faleminderit për fitoren e të gjithë banorëve të Gostivarit, të të gjitha etnive.

Së bashku le të vulosim këtë fitore!