Po e shohim se kandidatët tanë u vlerësuan dhe morën mbështetje më shumë se sa Listat për këshilltarë. Na vjen mirë që në Çair, BDI u rikthye si fituese absolute dhe në raundin e dytë do ta vulosim fitoren përfundimtare si në Çair, ashtu sikurse në komunat tjera, ka thënë zëdhënësi i Shtabit qendror të BDI-së, Arbër Ademi, sipas të cilit, mesazhi të cilën qytetarët e dhanë të dielën ishte se opozita jo konstruktive nuk ka mbështetje tek elektorati.

“BDI fitoi edhe në Listën për këshilltarët, ndërkohë qe BESA humbi edhe në Listën për këshilltarë. Dmth, ashtu sikurse kandidati i saj, BESA ka shënuar humbje gjithandej”, ka thënë Ademi