Se bashkëpunimi BESA-VMRO-DPMNE në këto zgjedhje lokale ekziston në mënyrë indirekte e ka vërtetuar edhe kandidati i tyre për kryetar të Çairit Zeqirja Ibrahimi në një debat me kandidatët tjerë për të parin e Çairit.

 Sigurisht ju kujtohet projekti i “famshëm” i VMRO-së, “Blej shtëpi, blej banesë“ i cili parashikonte ndihmë në blerjen e banesave për qytetarët në dy mënyra, ose pagesën e 75 % të kësteve në 5 vitet e para ose subvencion deri 10 mijë euro në blerjen e banesës apo shtëpisë.

 Pikërisht këtu Zeqirija Ibrahimi i Lëvizjes BESA e zbuloi koalicionin me VMRO-në duke prezantuar projekt të njejtë si i VMRO-së por me emër të ndryshëm dhe i destinuar për grup tjetër njerëzish.

 Njejtë si VMRO-ja, Zeka në këtë debat u zotua se nëse bëhet kryetar i komunës së Çairitdo të krijoj fond komunal i cili do të ndihmojë në fillimin e bizneseve të reja në komunë, përkatësisht ndihmë financiare për të gjithë ata që ofrojnë një plan biznesi dhe nëse ata do të sigurojnë një shumë të caktuar për hapjen e atij biznesi edhe komuna e Çairit do të participonte me shumën tjetër që të mund të krijohej një biznes i tij.

 Kjo dëshmon se projektet e dështuara të VMRO-DPMNE-së para disa viteve dhe në mungesë të ideve tani BESA mundohet ti prezantojë para qytetarëve të Çairit si burimore të tyre.