Pas dy barazimeve me radhë në Bundesliga, Bayern Munich e nis mjaft mirë aventurën nën drejtimin e Jupp Heynckes.

Bavarezët kanë mposhtur 5-0 skuadrën e Freiburgut në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të në Bundesliga.

Kingsley Coman (42’), Thiago Alcantara (63’), Robert Lewandowski (75’), Joshua Kimmich (90 +3) dhe autogol nga Julian Schuster (8’), shënuan për vendasit.

Pas kësaj fitoreje Bajerni, shkojnë në kuotën e 17 pikëve, dy më pak se Borussia Dortmundi që pas pak përballet me Leipzig.