Bayern Munich e ka konfirmuar lëndimin e sulmuesit Thomas Muller

Trajneri Jupp Heynckes ka marrë një lajm shumë të keq, pas Thomas Muller do të mungojë për tre javët e ardhshme.

Lajmi është konfirmuar nga skuadra gjermane, ku thuhet se Thomas Muller ka zgjatje të muskulit.

“Tre javë pushim për Muller, i cili pësoi zgjatje në ndeshjen ndaj Hamburgut. I dëshirojmë shërim të shpejtë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Lëndimi i Muller do të jetë një mundësi e mirë për kolumbianin, James Rodriguez, i cili tashmë do të ketë më shumë mundësi për të luajtur.