Pas disa rezultateve negative radhazi, Milani u rikthye te fitorja në Serie A, këtë mesjavë, pasi arriti të mposhte me rezultatin 4-1 Chievon në transfertë.

Tashmë radhën e ka Juventusi. Misioni për të bërë një figurë të mirë të shtunën në “San Siro” ndaj bardhezinjve nuk do të jetë aspak i thjeshtë për skuadrën e Montellës.

Megjithatë një nga lojtarët më në formë te Milani në këto momente, Suso, është optimist për vazhdimësinë e sezonit të kuqezinjve.

Autori i golit të parë në fitoren ndaj Chievos theksoi se është shumë e rëndësishme që kuqezinjtë të mos humbasin përballë bardhezinjve.

Deri tani kemi qenë të bllokuar, por mendoj se kthesa ka ardhur. Do të jetë e rëndësishme të mos humbasim ndaj Juves. Nëse i shënoj Buffonit? Do ta bëj rrugën në këmbë deri në shtëpi”, deklaroi spanjolli.