Kandidati për kryetar të komunës së Sarajit nga radhët e BESË-s, Bashkim Bakiu, ka realizuar një anketë nëpërmjet Institutit të tij IHPQM, ku e ka nxjerrë veten fitues në balotazh.

Nuk ka mjaftuar kjo, ai i ka nxjerrë fitues edhe të gjithë kandidatët e koalicionit paszgjedhor ASH-BESA, edhe pse në raundin e parë fituan kandidatët e BDI-së, me përjashtim të Strugës. Në popull kësaj i thonë – të bësh Bajram me veten!, raporton Top-news.mk