Në një dalje për mediat kreu i PD-së Lulzim Basha i bëri thirrje Kuvendit të Shqipërisë të mbledhë Komisionin e Mandateve dhe seancën plenare për t’i hapur rrugën arrestimit të deputetit Saimir Tahiri.

Sipas Bashës çdo vonesë do të shërbejë për shkatërrimin e provave.

“Çdo shqipar i ndershëm dhe çdo deputet duhet të dijë të vërtetën.

Arrestimi i Tahirit është vetëm hapi i parë.

Që prej këtij momenti qeverisja e Ramës de facto ka mbaruar.

Sot Edi Rama është i vdekur politikisht, një kufome që sillet vërdallë.

Partia Socialiste të shkëputet nga Edi Rama dhe grupi kriminal.

Komisioni i Mandateve dhe seanca duhet t’i hapë rrugë arrestimit të Saimir Tahirit dhe largimin e mënjëhershëm Edi Ramës, koha nuk pret”, tha Basha.